Mjeku
Dr. Marsid Sinani
Kirurgji e Përgjithshme • Andrologji • Ekografi

Mjeku
Dr. Marsid Sinani
Kirurgji e Përgjithshme • Andrologji • Ekografi
Dr. Marsid Sinani është mjek me eksperiencë të gjerë në kirurgjinë e përgjithshme, andrologji, urgjencën mjekësore dhe diagnostikën ekografike, me një formim profesional të ndërtuar përmes praktikës klinike, aktivitetit kirurgjikal dhe edukimit të vazhdueshëm. I diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, ai ka ndjekur specializimin në Kirurgji të Përgjithshme pranë QSUT “Nënë Tereza”, Klinika e Parë e Kirurgjisë. Paralelisht me formimin kirurgjikal, Dr. Sinani ka orientuar një pjesë të rëndësishme të zhvillimit të tij profesional drejt andrologjisë, infertilitetit mashkullor dhe kirurgjisë andrologjike. Ai ka marrë pjesë në trajnime dhe programe të certifikuara në fushën e andrologjisë dhe mjekësisë riprodhuese të organizuara nga ASRM (American Society for Reproductive Medicine ) dhe ESHRE (European Society of Human Reproduction and Embryology ), si dhe në kurse praktike “hands-on” në disa shtete të ndryshme, duke zgjeruar formimin e tij në diagnostikën dhe trajtimin bashkëkohor të patologjive andrologjike. Aktiviteti i tij profesional plotësohet nga pjesëmarrja e vazhdueshme në kongrese, konferenca dhe trajnime kombëtare e ndërkombëtare, si dhe nga prezantime dhe bashkautorësi në punime shkencore në fusha të ndryshme të kirurgjisë.
Në praktikën klinike, Dr. Sinani ndërthur eksperiencën kirurgjikale me vlerësimin andrologjik, duke ofruar një qasje të integruar për diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive të aparatit riprodhues mashkullor, infertilitetit mashkullor dhe patologjive që kërkojnë trajtim kirurgjikal. Fushat kryesore të interesit dhe aktivitetit klinik: kirurgji e përgjithshme • kirurgji abdominale• kirurgji e tiroides • andrologji • infertilitet mashkullor • varikoçelë dhe patologji skrotale/testikulare • disfunksion erektil • TESE • hernie dhe patologji të murit abdominal • ekografi diagnostike.
Pse pacientët zgjedhin këtë praktikë