Shërbimet

Shërbimet

Vlerësim, diagnostikim dhe trajtim në tri fusha kryesore.

Shërbimet

Kujdes i specializuar, i organizuar rreth pacientit

Kirurgji e Përgjithshme

Konsultë, diagnostikim dhe trajtim kirurgjikal për patologji të ndryshme kirurgjikale

Mëso më shumë

Andrologji

Konsulta për shëndetin e meshkujve, vlerësim dhe trajtim i shëndetit riprodhues dhe seksual.

Mëso më shumë

Ekografi

Ekzaminime diagnostike me ultratinguj si pjesë e një vlerësimi mjekësor të plotë.

Mëso më shumë

Kirurgji e Përgjithshme

Konsultë, diagnostikim dhe trajtim kirurgjikal për patologji të ndryshme kirurgjikale

Në sferën e Kirurgjisë së Përgjithshme, ndër patologjitë më të shpeshta që mund të kërkojnë trajtim kirurgjikal janë: - Herniet e murit abdominal – hernie inguinale, femorale, umbilikale, epigastrike dhe incizionale. - Kolelitiaza dhe kolecistiti – zakonisht trajtohen me kolecistektomi laparoskopike kur ka indikacion. - Apendiciti akut – një nga urgjencat kirurgjikale më të shpeshta. - Sëmundja pilonidale / fistula koksigeale – sidomos në rastet simptomatike, të përsëritura ose me absces. - Hemoroidet dhe fistulat/fisurat anale – në rastet ku indikohet trajtim kirurgjikal. - Lipomat, ateromat/kistet epidermale dhe formacione të tjera të indeve të buta. - Patologjitë beninje të gjirit, p.sh. fibroadenoma, kur ekziston indikacion për ekscizion. - Absceset e lëkurës dhe indeve të buta – që mund të kërkojnë incizion dhe drenazh. - Patologji të caktuara të tiroides – noduse të dyshimta, strumë kompresive, hipertiroidizëm në raste të përzgjedhura dhe neoplazi. - Patologjitë kolorektale dhe gastrointestinale, përfshirë divertikulitin e komplikuar, obstruksionin intestinal dhe tumoret që kërkojnë rezeksion.

Andrologji

Konsulta për shëndetin e meshkujve, vlerësim dhe trajtim i shëndetit riprodhues dhe seksual.

Infertilitetin mashkullor – vlerësim i spermogramës, oligozoospermisë, astenozoospermisë, teratozoospermisë dhe azoospermisë. Varikocela dhe patologjitë e tjera testikulare/skrotale. Disfunksionin erektil dhe vlerësimin e funksionit erektil, përfshirë Doppler-in penil kur indikohet. Çrregullimet e ejakulimit dhe orgazmës – ejakulacion i parakohshëm, i vonuar, anejakulacion, anorgazmi. Çrregullimet hormonale mashkullore – hipogonadizëm, testosteron i ulët dhe çrregullime të pubertetit/funksionit seksual. Sëmundjet si Peyronie, lakueshmërinë penile dhe patologji të tjera anatomike. Procedurat andrologjike dhe kirurgjikale, sipas patologjisë. Andrologjinë estetike, kur ofrohet nga qendra: vlerësim dhe procedura të përzgjedhura për estetikën penile.

Ekografi

Ekzaminime diagnostike me ultratinguj si pjesë e një vlerësimi mjekësor të plotë.

Ekografi : - abdominale - tiroide - testikulare - penile - aparati urinar - inde te buta

Mos e shty kujdesin për shëndetin.

Rezervo një konsultë me Dr. Marsid Sinani.

069 327 5612 · Tirana, Albania